| Uncategorized

Më datë 14 mars, 2018 në fshatin Xhepçisht, një grup aktivistësh që përbëhej kryesisht nga të rinj bënë pastrimin e rrugës kryesore të fshatit (pjesën e magjistrales Tetovë-Jazhincë e cila kalon nëpër mes fshatit Xhepçisht) dhe lyerjen e pjesëve anësore të rrugës me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Aksioni i cili filloi prej orës 9 të mëngjesit dhe që përfundoi rreth orës 18 u mbështet nga rreth 20-25 persona, shumica e të cilëve të rinj.

Mund të thuhet se qëllimet e aksionit që ishin: pastrimi i rrugës dhe lyerja e pjesëve anësore të rrugës arritën të realizohen plotësisht, kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të secilit vullnetar.

Vlen gjithashtu të theksohet se aksioni u mirëprit ngrohtë nga komuniteti të cilët nuk nguruan ta shfaqin në forma të ndryshme satisfaksionin për faktin se në lokacionin e tyre po organizohej një veprimtari e tillë, që ishte edhe një arsye shtytëse për të vazhduar edhe më tutje me aksione të ngjashme.

Aksioni nuk ishte thjeshtë një dëshirë  e aty për atyshme e një grupi njerzish që spontanisht janë tubuar dhe kanë vendosur të realizojnë një punë por ishte një aksion të cilit i ka paraprirë një organizim i mirëfilltë, gjegjësisht aksioni u thirr nga një grup inicues të cilët vendosën që këtë iniciativë (që parashihte edhe aksioni vijuese, të cilët më pas edhe ndodhën) ta emërtojnë si “Unë për Xhepçishtin”.

Ky organizim (Unë për Xhepçishtin) u konceptua të funksionoj si një grup njerëzish që do ti shërbejnë vullnetarisht komunitetit duke kontribuar për një ambient më të pastër dhe për një mjedis më të bukur. Ky grup gjithashtu u konceptua si një vend-takim i të rinjve që marrin nismën për ndryshime, fillimisht duke krijuar një frymë të unitetit mes tyre e më pas duke ndërmarë aktivitete që do të vinin si rezultat i diskutimeve brenda të cilëve çdokush do të ketë të drejtë të shpreh idetë dhe vizionet e veta se si mundemi të përmirësojmë kolektivisht cilësinë e jetës në vendbanimin tonë.

Pas përfundimit të aksionit të parë, grupi filloi dalëngadalë të konsolidohej duke organizuar më pas edhe forume të hapura debatesh dhe diskutimesh, që si rrjedhojë prodhuan ide nga më të ndryshmet disa nga të cilat shumë shpejtë filluan edhe të materializohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *