| Uncategorized

Më datë 1, prill 2018 grupi i aktivistëve të rinj të cilët tashmë identifikoheshin si anëtarë të iniciativës “Unë për Xhepçishtin” realizuan edhe aksionin e dytë me radhë.

Objektivat që grupi ia paracaktoi vetes për këtë ditë që ishin: vendosja e gjithsej 80 koshave të mbeturinave nëpër tërë fshatin dhe pastrimi i rrugës kryesore në brendësi të fshatit u realizuan me sukses.

Në këtë aksion grupi i vullnetarëve që përbëhej nga rreth njëzet e ca persona u nda në dy ekipe. Njëri nga ekipet vazhduan me pastrimin e pjesës së brendshme të fshatit dhe pjesës së mbetur të rrugës magjistrale deri në dalje të fshatit, ndërsa grupi tjetër u mor me instalimin e shportave të mbeturinave.

Deri rreth orës 19:00 në mbrëmje pothuajse çdo cep i fshatit ishte i pastruar dhe me vendosjen e shportave të mbeturinave u  vendos njëkohësisht edhe garancia se së këndejmi do të kemi rrugë më të pastra, për shkak se tashmë gjësendet e panevojshme (në formë të mbeturinave) do ta gjejnë veten brenda shportave të gjelbra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *