| Aside, Featured, News

Pas një pune aktive dhe një sakrifice shembullore, grupi ‘Unë për Xhepçishtin’ përfundon punimet tek parku në hyrje të fshatit.

Parku prej kohësh qëndronte i pashfrytëzuar dhe grupi ‘Unë për Xhepçishtin’ doli me një plan konkret për ndryshimin e formës dhe funksionalitetit të tij.

Ashtu siç të gjithë e dijmë, ndër problemet më të mëdha në fshatin tonë është kalimi i rrugës kryesore. Në shumicën e rasteve, ata që preken nga aksidentet, janë kryesisht fëmijët të cilët duhet të përballen me një trafik të ngarkuar dhe aspak të kujdesshëm.

Plani ideor i këtij projekti ishte të ndërtohet një kalim për këmbësorë përmes parkut i cili do i nxirte fëmijët tek vizëbardhat dhe në këtë mënyrë kalimi i rrugës do të ishte pak më i sigurtë.

Punimet filluan me datë 15 Prill dhe zgjatën deri më datë 27 Maj. Aktivistë të grupit, vullnetarë, donatorë e kontribues në mënyra të ndryshme, ndihmuan që punimet të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe të përfundojnë ashtu siç është më së miri.

Parku tashmë ka një pamje krejt tjetër me një gjelbrim të thekur, sistem automatik për ujitje, ndriçim në të gjitha këndet, shadërvan, ulëse dhe shumë zbukurime të tjera.

‘Unë për Xhepçishtin’ dëshmon edhe një herë tjetër karakterin unitar, vullnetin e jashtëzakonshëm për punë dhe dëshirën e madhe për të lënë gjurmë.

Hapja solemne e parkut do të bëhet ditën e Mërkurë (13 Qershor) në ora 20:00 në një iftar të hapur për të gjithë. 

Jeni të mirëseardhur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *