Kush jemi ne?

Organizim i të rinjëve të fshatit Xhepçisht, me qëllim përmirësimin e gjendjes ekologjike, sociale dhe kulturore të fshatit.

Vend-takimi i një grupi të rinjësh që marin nismën për ndryshime.

Qëllimi i grupit:

- Krijimi i një fryme të unitetit - Nxitja e aktiviteteve - Diskutim i ideve - Nismë për një qasje ndryshe ndaj problemeve - Zhvillimi i një kulture vetëpërmirësimi dhe vazhdimësie

Rregullat e grupit:

- Çdokush është i lirë të shprehë idetë dhe opinionet për tema të ndryshme pa mos ofenduar të tjerët. - Çdokush është i lirë të shprehë mendimet dhe kritikat për çështje të ndryshme pa mos prekur të tjerët. - Çdokush është i lirë të japë vlerësime dhe të nxisë dialoge për aktivitete të ndryshme në koordinim me anëtarët e grupit. I hapur për të gjithë ata të cilët duan dhe ndjenjë se mund të kontribojnë.

Ekipi ynë

Edhe pse të gjithë anëtarët e grupit llogariten të barabartë para çdo merite, përgjegjësitë ndahen mes pesë anëtarëve:

Rauf Ameti

Flakrim Jusufi

Lorik Mehmedi

Valtrim Aliji

Raif Deari